Nën tik-takun e afateve që ngushtohen për koalicionet parazgjedhore, ecejaket e aleatëve në selinë blu janë shtuar orët e fundit. Negociatat ne gjirin e partive opozitare nuk duken te lehta pasi kërkesat për vende te sigurta në listën e sigurtë të Partisë Demokratike tejkalojnë kuotën që Sali Berisha ka në mendje për aleatët.