Top Channel/ Koalicionet në Kosovë, LDK me Nismën, PDK aleancë me Listën për Familjen
26/11/2025 19:54

Partitë politike kanë nisur përgatitjet e bashkëpunimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Të mërkurën, Partia Demokratike e Kosovës njoftoi bashkëpunimin me Listën për Familjen, deputetët e larguar para një viti nga Lëvizja Vetëvendosje. “Kemi bë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni dhe kësaj marrëveshjeje është të bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progress dhe të ndryshojmë gjendjen në vend”, shprehet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Nga ana tjetër, Eman Rrahmani – kryetar, Lista për Familjen: “Këtu kemi një marrëveshje të bashkëpunimit ku na është dhënë hapësira për me e pas kandidatët tonë për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe do të jetë një listë edhe përmbajtjesorë edhe vlerore”. Hamza shtoi se PDK-ja është e hapur edhe për bashkëpunime të tjera, porse forma e tyre do të vendoset para mbylljes së afatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndryshe nga PDK-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës, për zgjedhjet e 28 dhjetorit është e hapur për partitë politike vetëm për bashkëpunim në kuadër të listës zgjedhore, e jo për koalicione. Bashkëpunimin LDK – NISMA e ka konfirmuar kryetari i kësaj të fundit, Fatmir Limaj, që po ashtu mohoi të ketë pasur ftesë nga PDK-ja. “Nuk kemi pasur ftesë asnjëherë nga PDK-ja. Jemi në kontakt me LDK-në”, tha shkurt Limaj për Top Channel. Ndërkohë nga LDK, riafirmojnë qëndrimin e tyre, se kush do bashkëpunim me ta, duhet të pajtohet me garë nën siglën e partisë. Armend Zemaj – anëtar i LDK-së tha: “Ka pasur bisedime parimore, nuk them që nuk ka edhe teknike por janë në përmbajtjen që e ka thënë vetë kryetari i LDK-së”. Më 7 dhjetor përfundon afati që kanë partitë politike për të dorëzuar koalicionet dhe listat garuese në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25