Kontrolli I lartë I shtetit ngre pikëpyetje mbi sistemin e menaxhimit të gjobave rrugore njohur si e -gjoba. Mbas një auditimi të thelluar që ka skanuar dy vitet e fundit se si ka funksionuar kontrata nga autoriteti kontraktor AKSH dhe departamentin për teknologjinë e Informacionit, Kontrolli I lartë I shtetit kërkon ndërhyrje sa më të shpejta për funksionimin e sistemit të gjobës elektronike.