Top Channel/KLSH: AKU nuk bën detyrën. Raporti kritik për institucionin që garanton siguri ushqimore
15/10/2021 15:32

Konsumatori shqiptar mashtrohet për cilësinë e produkteve me origjinë shtazore. Konkretisht raporti i KLSH ka konstatuar se 45 ton gjalp i importuar nga Ukraina në vtin 2019 shitej nga subjekti tregtare K si gjalp i freskët me yndyrë shtazore, por që në të vërtetë gjalpi ishte i përgatitur me vaj palme. Para këtij mashtrimi inspektorët e AKU-së nuk kanë bërë asgjësimin apo analizimin e produktit, por e kanë rihedhur atë të treg duke e rietikëtuar tregtari.