Pas katër dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Klos, Këshilli Bashkiak është mbledhur për të marrë një qëndrim mbi projekt-propozimin për reformën e re administrative-territoriale. Siç raporton korrespondenti Dëfrim Karaj, në qendër të diskutimeve ishte propozimi për shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.