Dhjetëra banorë të Klosit u mblodhën sot përpara godinës së Bashkisë Klos për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat, në kuadër të reformës së re territoriale që po diskutohet. Me pankarta dhe thirrje kundër këtij propozimi, banorët e cilësuan vendimin si të padrejtë dhe në dëm të komunitetit.