Top Channel/ KLGJ rrit me 40% pagën e gjyqtarëve! Vendimi mund të thellojë përplasjen me qeverinë
26/08/2026 19:51

Pas përplasjes disa-mujore me qeverinë dhe vetë kryeministrin Edi Rama, qeverisja e gjyqësorit merr vendimin për pagat e magjistratëve në vend. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosën rritjen e pagës referuese të çdo gjyqtari në vend me 65.600 lekë, ose mbi 40% të pagës që kishin. Sipas vendimit të KLGJ-së, të marrë me 9 vota pro dhe asnjë kundër, duke filluar nga 1 gushti i 2026, çdo pagë e gjyqtarëve do të rritet në vlerën e 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më herët, plus shtesa e nivelit të kualifikimit 14.000 lekë. Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompensimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti. Kjo është hera e parë që Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyn për të rritur pagat e magjistratëve, të cilat kanë qenë gjithnjë të përcaktuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërhyrja e KLGJ-së erdhi pasi Kuvendi refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese në shkurt të 2026-ës, që rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023, që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36% e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese. Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe përcaktoi rritjen e pagës së gjyqtarëve. Vendimi i KLGJ, i bazuar në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese, sjell rritje të ndjeshme të pagave të magjistratëve, si dhe kompensimin për atë që u cilësua si “ulje e fshehtë”, e shkaktuar me ndryshimin ligjor të vitit 2023, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë’”. Ky vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor pritet të sjellë polemika të reja mes institucioneve, pasi sipas ligjit, pagat mund të rriten vetëm nga Këshilli i Ministrave ose Kuvendi. Sipas ekspertëve, Drejtoria e Thesarit duhet të miratojë çdo muaj pagat. Nëse listë-pagesa e re e gjyqtarëve, pas vendimit të KLGJ, është më e lartë se sa fondi i pagave të miratuara tashmë me ligjin e vjetër, krijohet përplasje. Thesari nuk mund të paguajë më shumë para se sa janë parashikuar pa një vendim të qeverisë apo kuvendit, apo titullarit të institucionit.

Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34