Mjekja Najada Çomo, në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve tha se në spitale është rritur numri i të rinjve të infektuar me Covid, që kanë nevojë për kujdes mjekësor. “Në spitale ka pacientë nga mosha 19 deri në 90 vjeç. 30% e të shtruarve i përkasin grupmoshës 19-40/45 . Gati 90% e pacientëve janë të pavaksinuar”.