Mbrëmja e 14 janarit në Teatrin e Operas do ti kushtohet muzikës së kolosëve botëror të kryeveprave klasike. Në një koncert simfonik shumëngjyrësh. Këtë radhë, gjurmët e klasikëve vinë në Opera nga orkestra e TKOB-s, nën dirigjimin e Dritan Lumshit, ndjekur nga solistja në piano, Etrita Ibrahimi, e solistja në flaut, Enalda Gjoni, si dhe me bashkëpunimin e Orkestrës së Forcave të Armatosura.