Në një kohë që Evropa dhe SHBA-ja po përballen me një valë të nxehti, një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo do jetë vera “më e freskët” për pjesën tjetër të jetës. “Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, ka thënë Peter Kalmus në Twitter. “Do kemi gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”, vijoi ai