Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në sallën “Azem Hajdari” në selinë e PD-së. Takimi zhvillohet në kuadër të koordinimit mes Partisë Demokratike dhe forcave aleate të opozitës, ndërsa pritet që në fokus të diskutimeve të jenë zhvillimet më të fundit politike dhe qëndrimet e përbashkëta të opozitës.