“Në anë të rrugëve kishte makina të qëlluara ku ishin vrarë njerëz”, këtë deklaroi sportistja ukrainase Iryna Kolyadenko, e cila do të përfaqësojë vendin e saj në Lojërat Olimpike 2024. Pavarësisht se po stërvitet intensivisht për garën që e pret, mundësja është shprehur për CNN se mendjen e ka tek lufta që po zhvillohet në Ukrainë.