Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vijon dëgjimi i dëshmitarit, Steven Russell në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-ushtaraku ka folur për operacionin e KFOR-it më 9 gusht të vitit 1999 në një “dhomë të torturës”. Në pyetjet e prokurorit të specializuar, ai tregoi se çfarë kishte parë në këtë dhomë dhe protestat e organizuara kundër arrestimit të dhjetë shqiptarëve, sipas KosovaPress.