Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Pushim Shoferi-Krutje” mesditën e kësaj të diele. Motori është përplasur me makinën, pasi kjo e fundit dyshohet se i ka prerë rrugën. Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën tragjikisht, teksa ai është 35-vjeçari Klevis Gjoni. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.