Top Channel/ Kisha do bekojë lidhjet në të njëjtën gjini/ Vatikani lejon bekimin, por me kushte
18/12/2023 19:54

Vatikani njoftoi të hënën se Papa Françesku e ka miratuar një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund ta bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare. Në një dokument të publikuar nga zyra e Vatikanit thuhet se bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë. Vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje, sipas Vatikanit. Priftërinjve u kërkohet të vendosin për çdo rast veç e veç dhe “nuk duhet ta parandalojë apo pamundësojë afërsinë e kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund ta kërkojnë ndihmën e Zotit përmes një bekimi të thjeshtë”. Dokumenti, i publikuar të hënën, thekson kushtet e caktuara për bekimin e çifteve të së njëjtës gjini. Kisha mëson se tërheqja e gjinisë së njëjtë nuk është mëkat, por veprimet homoseksuale janë. Prej se u zgjodh më 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë kishën, e cila ka 1.3 miliard anëtarë, më mikpritëse për njerëzit e komunitetit LGBT, pa e ndryshuar doktrinën e moralit për homoseksualitetin. Ati James Martin, një prift i njohur jezuit i Amerikës, e quajti dokumentin “hap të madh përpara”.

Top News – Netanjahu nuk bëri asgjë. Emiratet paralajmëruan Izraelin për sulmet e Hamas
08/09 14:17
Top Channel/ Haaretz: Emiratet e Bashkuara Arabe e paralajmëruan Netanyahun për sulmin e Hamasit!
08/09 14:10
Top Channel/ Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, siguron 3 mld euro
08/09 12:26
Top Channel/Gemini ul kohën dhe kostot. Google sjell inteligjencën artificiale për kodim dhe financa
08/09 12:25
Top Channel/ “Piratët” e OpenAI arratisen. Raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane
08/09 12:25
Top Channel/ Nderimet ushtarake për Mlladic, BE thyen heshtjen: Shokues glorifikimi
08/09 12:03
Top Channel/ Merr fund “epoka e artë”? Rusia mbyll konsullatën e Gjermanisë në Shën Petërburg!
08/09 11:29
Top Channel/Britani: Qindra ekstremistë të djathtë bllokojnë mbërritjen e emigrantëve në Portsmouth!
08/09 11:28
Top Channel/ Mbyllet Kulla Eiffel, grevë në Paris: Indinjatë nga kërkesa e delegacionit indian!
08/09 11:27
Top Channel/ Pse po negocion tani Putini? Presion nga India, Kina dhe Kazakistani
07/09 23:17
Top News- Finlanda gardh 200 kilometra të gjatë në kufirin me Rusinë: Frikë për sulm
07/09 23:00
Top News- Fitorja e AfD përçan Gjermaninë, qytetarët dalin rrugëve në demonstrata masive
07/09 22:27
Top News- Plas mes Bosnjës e Serbisë, Sarajeva heq stafin diplomatik pas nderimeve për Ratko Mladiç
07/09 22:06
Top News- Ukraina bëri “rrush e kumbulla” miliarda dollarë, si u vodhën paratë e luftës
07/09 22:05
Top Channel/ Gazetarja putiniane rikthehet në Francë, shkakton ‘furtunë’ brenda qeverisë
07/09 21:42
Top Channel/ Etna shpërthen sërish! Hiri vullkanik përhapet në Sicili, alarm i kuq për aviacionin
07/09 21:25
Top Channel/ Super El Niño “shkund” Mbretërinë e Bashkuar! Autoritetet angleze paraljmërojnë
07/09 21:24
Top Channel/ Momenti kur Avioni i Amazon del nga pista, përplaset me makina, 5 të vdekur në Miami
07/09 21:18
Top Channel/ Mbreti Charles “i mbyll derën” të birit Princ Harry dhe Meghan Markle: S’ka kthim
07/09 21:16
Top Channel/ Vullkani në Indonezi bllokon 270 mijë pasagjerë, 2 mijë fluturime…
07/09 21:16