I saktë si PCR-ja dhe me rezultat që del brenda vetëm 4 minutash: shkencëtarët kinezë kanë krijuar një test të ri të koronavirusit, i cili sipas tyre është edhe i saktë, por edhe super i shpejtë. Testet PCR konsiderohen deri tani si më të besueshmet për identifikimin e sëmundjes, por ato kërkojnë shumë kohë. Disa shtete janë përballur me vonesa në një kohë kur kerkësa për teste ka qenë shumë e lartë, për shkak të përhapjes së shpejtë të Omicronit.