Në Gjirokastër është rikthyer eventi i radhës i “Open Cinema”. Ngjarja që vjen për të katërtin vit radhazi është çelur në pjesën e re të qytetit prej producentit dhe kineastit Skënder Jaçe. Përgjatë tri netëve magjia e kinemasë është duke sjellë nostalgji, retrospektivë, imazhe të rralla të Gjirokastrës që prej vitit 1948 e deri tek filmat e fundit të kinemasë shqiptare.