Kina njoftoi se do të lejojë që çiftet të kenë deri në tre fëmijë, duke shënuar kështu fundin e politikës së rreptë të dy fëmijeve të vetëm. Ndryshimi u aprovua nga vetë presidenti Xi Jingping gjatë një takimi të byrosë politike. vendimi i tij erdhi pas censusit të realizuar çdo 10 vjet, i cili tregoi këtë radhë se popullsia e Kinës po shtohet me ritmin më të ulët prej dekadash të tëra, çka shton presionin mbi Pekinin për të forcuar masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë.