Testimi i një rakete balistike ndërkontinentale nga Kina në Paqësorin Jugor ka rritur shqetësimet e vendeve të rajonit dhe ka rikthyer debatin mbi garën ushtarake në Azi-Paqësor. Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, raketa u lëshua nga një nëndetëse me energji bërthamore në ujëra ndërkombëtare dhe barte një kokë luftarake artificiale.