Vetëm pak orë pasi administrata e Donald Trump njoftoi heqjen e tarifave për disa produkte kineze, si smartfonët, kompjuterët dhe disa pajisje të tjera elektronike, Kina i kërkon Presidentit të Shteteve të Bashkuara anulimin e të gjitha tarifave reciproke. Zyrtarët kinezë po i bëjnë thirrje presidentit Trump që të tërhiqet nga tarifat, pasi lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë po thellohet gjithnjë e më shumë.