Top Channel/ Kina pa ilace Covid-i, kërkohen barna perëndimore- Çmendet tregu i zi!
13/01/2023 19:22

Shumë shtetas kinezë po përpiqen të sigurojnë medikamente perëndimore në mesin e valës së Covidit që ka pushtuar vendin, duke rritur kërkesën për trajtim - veçanërisht për popullatën e madhe të të moshuarve të pa vaksinuar si duhet. Javët e fundit, një numër i madh kinezësh i janë kthyer në tregun e zi, ku shpresojnë të gjejnë trajtime për koronavirusin, duke filluar nga importet ilegale të Paxlovid të Pfizerit të prodhuar në Indi dhe molnupiravir të Merck duke i paguar në mjaft raste deri në tetë herë sa cmimi i tregut. Zhgënjimi nga mungesa e ilaceve u përkeqësua pas një njoftimi të qeverisë të dielën se nuk kishte arritur një marrëveshje me Pfizer për të përfshirë Paxlovid në planin e saj kombëtar të sigurimit, pasi cmimi i kërkuar nga kompanië në fjalë, kishte qenë shumë i lartë. Ky vendim mund të nënkuptojë që pas 31 marsit, ilaçi do të jetë i disponueshëm vetëm për ata që mund të përballojnë të paguajnë çmimin e plotë, me tarifat aktuale që raportohet se janë rreth 1,900 juanë (280 dollarë) për pako.Paxlovid është treguar se zvogëlon rrezikun e vdekjes dhe shtrimit në spital në pacientët me rrezik të lartë kur përdoret menjëherë pas fillimit të simptomave. Shkurtin e kaluar, ilaçi, i përdorur gjerësisht në vendet e zhvilluara, u bë pilula e parë orale posaçërisht për Covid që u autorizua në Kinë. Rastet me koronavirus në këtë vend janë 900 milionë raportoi BBC duke cituar një studim të Universitetit të Pekinit. Sipas studimit, vlerësohet që nga sëmundja të jetë prekur rreth 64 për qind e popullsisë kineze. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50