Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04/2026 19:57

Teksa lufta në Lindjen e Mesme vijon të tensionojë tregjet globale dhe të rrisë çmimet e naftës, Kina po përpiqet të marrë rolin e paqebërësit. Presidenti Xi Jinping ka mbështetur, së bashku me Pakistanin, një plan për armëpushim dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rruga kyçe për furnizimin botëror me naftë. Sipas analizës së “BBC” lëvizja e Pekinit lidhet drejtpërdrejt me interesat e veta ekonomike. Si importuesja më e madhe e naftës në botë, Kina kërkon të shmangë një krizë të gjatë energjetike që do të godiste industrinë, eksportet dhe zinxhirin global të furnizimit. Pekini ka ndërtuar prej vitesh marrëdhënie të forta si me Iranin, ashtu edhe me vendet arabe të Gjirit, duke përdorur peshën ekonomike si instrument ndikimi. Kjo i jep mundësi të paraqitet si palë ndërmjetëse, ndonëse pa fuqinë ushtarake që kanë SHBA-të në rajon. Megjithatë, suksesi i kësaj nisme mbetet i paqartë. Pa një reagim të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni dhe Teherani, plani rrezikon të mbetet më shumë një lëvizje diplomatike për imazh. Në thelb, Kina po kërkon stabilitet, jo vetëm për paqen në rajon, por për të mbrojtur ekonominë e saj dhe për të forcuar profilin si fuqi globale pragmatike.

Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58