Top Channel/ Kina kërcënon SHBA dhe Kanadanë: “Po bënë ndonjë lëvizje luftanijet tuaja, do reagojmë”
18/10/2021 15:42

Ushtria kineze reagoi ashpër ndaj kalimit të luftanijeve të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë në ngushticën e Tajvanit, një veprim ky për të cilin tha se kërcënon qartazi paqen dhe stabilitetin në rajon. “Forcat tona po vëzhgojnë cdo lëvizje të tyren dhe janë në gadishmëri të lartë të reagojnë në momentin më të parë. SHBA-ja dhe Kanadaja po provokojnë e po nxisin trazira”, thuhet në një deklaratë të saj. Amerika njoftoi më herët se dy luftanije, një e Shteteve të Bashkuara dhe një tjetër kanadeze lundruan përmes Ngushticës së Tajvanit nga fund ii javës që shkoi, një zhvillim ky që vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Pekinit dhe Taipeit, të cilat kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar.Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe ka kryer disa herë misione në të ashtuquajturën Zonë Identifikuese e Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit duke provokuar zemërimin e Taipeit. Ushtria amerikane njoftoi se shkatërruesi i raketave “USS Dewey” lundroi përmes ngushticës që ndan Tajvanin nga Kina së bashku me fregatën kanadeze “HMCS Winnipeg” të enjten dhe të premten. "Kalimi përmes Ngushticës së Tajvanit tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve tanë për një Indo-Paqësor të lirë e të hapur", thanë zyrtarë të lartë të saj.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07