Kina po zhvillon stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, në atë që e quan një “paralajmërim të ashpër” kundër atyre që kërkojnë “pavarësi” për ishullin e vetëqeverisur. Stërvitjet shihen si përgjigje ndaj një fjalimi të presidentit tajvanez William Lai javën e kaluar, në të cilin ai u zotua të rezistojë “aneksimit” nga Pekini.