Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, u zotua të rrisë kapacitetet e ushtrisë, ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara për krijimin e tensioneve midis dy vendeve. SHBA-ja është “burim” i paqëndrueshmërisë, deklaroi ai ndërsa e bëri të qartë se objektivi më i rëndësishëm i vendit komunist sot është zotërimi i një “aftësie të pathyeshme ushtarake”, të cilën askush nuk do të guxojë ta sfidojë.