Top Channel/ Kim Jong Un me tren të blinduar në Pekin, do të takojë edhe Putin
01/09/2025 19:55

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u nis nga Pheniani për në Kinë, për të marrë pjesë në një paradë ushtarake, që do të zhvillohet të mërkurën në Pekin. Në paradën e “Ditës së Fitores”, Kim Jong Un do të takohet me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, atë të Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqës të tjerë botërorë, që ndodhen në Pekin për Samitin e Sigurisë, duke e bërë këtë takimin e parë ndërkombëtar shumëpalësh për liderin e Koresë së Veriut. Ai u largua nga kryeqyteti i Koresë së Veriut me trenin e tij të blinduar, i cili thuhet se përfshin rreth 90 vagonë, një prej tyre restorant, që shërben verëra të mira franceze dhe gatime, si dhe salla konferencash, audiencash dhe dhoma gjumi. Mbrojtja e fortë e trenit do të thotë se Kim udhëton ngadalë dhe rruga e tij deri në Pekin pritet të zgjasë deri në 24 orë. Pjesëmarrja e Kim shënon herën e parë që një udhëheqës i Koresë së Veriut ka marrë pjesë në një paradë ushtarake kineze që nga viti 1959. Ai do të jetë midis 26 krerëve të tjerë të shteteve - përfshirë udhëheqës nga Myanmari, Irani dhe Kuba. Shumica e udhëheqësve perëndimorë nuk pritet të marrin pjesë në paradë, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia, i cili ka nxitur sanksionet kundër regjimit të Putinit. Dhjetëra mijëra personel ushtarak do të marshojnë në formacion përmes Sheshit historik Tiananmen të Pekinit në ditën e paradës, e cila do të shënojë 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe fundin e konfliktit. Parada 70-minutëshe ka të ngjarë të paraqesë armët më të fundit të Kinës, duke përfshirë qindra avionë, tanke dhe sisteme anti-dronë - hera e parë që struktura e re e forcës ushtarake të saj po shfaqet plotësisht në një paradë. Udhëheqësi i vetmuar i Koresë së Veriut rrallë udhëton jashtë vendit, me kontaktin e tij të fundit me udhëheqësit botërorë të kufizuar vetëm te Putini, të cilin e ka takuar dy herë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ai vizitoi Pekinin për herë të fundit në vitin 2019 për një aktivitet që shënonte 70-vjetorin e lidhjeve diplomatike midis vendeve.

Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45