Në pragun e ndërrimit të viteve, lideri koreano-verior Kim Jong UN bëri një zotim të zymtë: Jo vetëm nuk do të reflektojë mbi programin bërthamor të vendit të vet që shqetëson komunitetin ndërkombëtar, por përkundrazi, premton të prodhojë edhe më shumë matëriale nukleare e dronë luftarakë modern gjatë 2024-tës, si dhe të lëshojë edhe tre satelitë të tjerë spiunë.