Top Channel/ KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me dërgimin e ushtarëve në Kosovë
06/01/2023 22:08

Presidenti serb aleksander Vuçic ka marrë përgjigjen nga KFOR-i për kërkesën për dërgimin e ushtarëve në Kosovë. Përgjigjja është marrë nga përfaqësuesit e Komisionit për zbatimin e Marrëveshjes teknike ushtarake, të premten, më 6 janar, në pikën kufitare Merdar, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Por ko ministri nuk ka specifikuar se çfarë ka thënë KFOR-i ndaj kërkesës së Serbisë.. Ushtria e Serbisë, natën mes 15 dhe 16 dhjetorit të vitit të kaluar, i ka dërguar një e-mail zyrës së KFOR-it, me kërkesë për dërgimin e deri në 1000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Serbia ka marrë vendimin lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë si reagim ndaj, siç pretendojnë autoritetet në Beograd, pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Beogradi zyrtar, në adresimin e kësaj kërkese, i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999. Dërgimi i kërkesës ndodhi në ditët kur u shtuan tensionet në veri të Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, gjë që Beogradi zyrtar e refuzon. Përfaqësues të komunitetit serb u larguan nga institucionet e Kosovës, përfshirë policinë. Më 8 dhjetor, autoritetet e Kosovës vendosën të dërgojnë forcat e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë popullatën shumicë. Heqja e barrikadave filloi më 29 dhjetor të vitit të kaluar dhe më 5 janar KFOR-i largoi automjetet e fundit që bllokonin rrugët në veri të Kosovës.

Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20
Top Channel/ Ndëshkime masive në Kosovë pas vrasjes së Arlindës, qytetarët sërish në protestë
29/10 19:53
Top News – ‘Turp, drejtësi, dorëheqje’. Qytetarët e Kosovës protestojnë sërish për Arlinda Zekajn
29/10 19:40
Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55
Top News- Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Gjykata i cakton 1 muaj paraburgim ish-bashkëshortit
27/10 19:20