Shqipëria do të ndeshet në Riga kundër Letonisë, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Botërorin 2026. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, u shpreh se ekipi vjen nga një ndeshje mjaft e mirë si ajo me Serbinë dhe se në Riga do të luhet vetëm për fitore. “Duhen karikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë e mirë, që na mungoi vetëm goli. Këtu vijmë vetëm për tre pikët, për të realizuar ëndrrën dhe objektivin tonë.