Top Channel/ “Këtu te ju është…”, eurodeputetja italiane vjen në protestë në Tiranë
27/06/2026 21:18

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për dorëheqjen e qeverisë, ata nisën marshimin, për t’u stacionuar drejt Kryeministrisë, ku po mbajnë fjalimet e zakonshme dhe thirrjet kundër klasës sonë politike. E sotmja konsiderohet si protestë kombëtare, ku pritet të ketë edhe prani të diasporës, teksa edhe një numër eurodeputetësh kanë lajmëruar se do të jenë të pranishëm. Pas rreth dy orësh qëndrim në shesh, edhe sot pritet të ketë marshime në rrugët e Tiranës, një veprim për të cilin janë proceduar dhjetëra protestues në ditët e shkuara. Prej ditësh ata kanë bërë të njohura një sërë kërkesash, që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike dhe anulimin e disa ligjeve, që sipas tyre, prekin interesat kombëtare dhe ndikojnë keq në mjedis. E pranishme në protestë është edhe eurodeputetja italiane, Ilaria Salis, e cila mbajti edhe një fjalë në podiumin e improvizuar përpara Kryeministrisë. “Është nder i madh që të jem këtu, sepse Europa nuk është në Bruksel, por këtu. Kjo është Europa më e mirë, sepse një popull me inteligjencën, dëshirën dhe ëndrrën e vet po ngrihet. Ishulli i Sazanit dhe Narta duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë brezat dhe jo të bëhet park pasanikësh. Duhet anuluar, sepse bazohet në korrupsion, kjo nuk ndodh vetëm këtu, por edhe në Europë dhe gjithë botën. Këtu po bëhet historia, po i tregohet rruga të gjithë popujve. Shqipëria nuk është në shitje dhe të drejtat e natyrës duhet të vijnë përpara parasë, imperializmin dhe oligarkive. Rroftë Revolucioni i Flamingove dhe rroftë Shqipëria”, u shpreh Ilaria Salis.

Top News – “Hiq kapelën”/ Kreu i FNSH debaton me protestuesit: Ju kam xhan, protestoni paqësisht!
16/10 13:01
Top Channel/ Arrestime të dhunshme të gjimnazistëve në Dibër, policia shan dhe ofendon adoleshentët
16/10 12:57
Top Channel/ Studentët në Vlorë vijojnë protestën, marshojnë nga bulevardi drejt bashkisë
16/10 12:56
Top Channel/ Protestuesit shkatërrojnë kamerat te Rruga e Kavajës, e shkulin dhe…
16/10 12:55
Top Channel/ Tensione në Lezhë, përplasje me policinë gjatë protestës. Ka disa të shoqëruar
16/10 12:52
Top Channel/Të lënduarit në protestë, në spital po trajtohen policë e protestues që kanë marrë plagë
16/10 12:52
Top Channel/ Dita e katërt e protestës, të rinjtë po marshojnë paqësisht në rrugët e kryeqytetit
16/10 12:51
Top Channel/Në gjyq të kapurit e protestës një në burg, të tjerët arrest shtëpie e detyrim paraqitje
16/10 12:50
Top Channel/ Nis protesta edhe në Pogradec, gjimnazistët marshojnë në rrugët e qytetit
16/10 12:43
Top Channel/ Gjykata caktoi masat, avokatët: E vetmja provë pjesëmarrja, kemi kallëzuar dhunën e…
16/10 12:39
Top News- FSK armatoset me Javelin/ Maqedonci flet për dërgesën e armatimeve antitank
16/10 12:32
Top Channel/“Jo dhunës”, komunitetet fetare kërkojnë përgjigje konkrete për shqetësimet e studentëve
16/10 12:30
Top Channel/ “Nuk përkulemi nga dhuna”, Rama akuzon opozitën për sulmet dhe premton mbështetje
16/10 12:30
Top News – Këshilli Ndërfetar thirrje për paqe. ‘Institucionet të dëgjojnë, por dhuna të ndalojë’
16/10 12:30
Top Channel/Protesta dhe dhunë në qytete, sulmohet selia e PS në Shkodër, në Lezhë lëndohet nxënësja
16/10 12:30
Top News- Arrestohet pranë një gjimnazi 31-vjeçari/ Kolonjë, posedonte doza droge të forta
16/10 12:28
Top News – Autobusi përplaset me trenin / Aksident pranë tunelit të La Manshit, 19 të lënduar
16/10 12:19
Top News – Ekzekutimi do transmetohej ‘live’ / Trump anulon planin e sekretarit të luftës Hegseth
16/10 12:17
Top News – Urdhri erdhi nga Shtëpia e Bardhë / Zbulohet kush e ndëshkoi Ukrainën për Starlinkun
16/10 12:15
Top News – BE ‘rreshtohet’ në krah të Zelenskit / Trump i quan sulmet ukrainase në Rusi ‘një turp’
16/10 12:12