Është miratuar me debate Plani Vendor i Veprimit për barazinë gjinore 2026-2030 në Këshillin Bashkiak Durrës. Opozita sërish votoi kundër planit, që këtë herë u miratua me 27 vota pro dhe 6 kundër. Mbledhjen e kaluar, PVV-ja u rrëzua, pasi mori vetëm 25 vota. Ai u rifut në mbledhjen jashtë radhe të Këshillit, pas disa ndryshimeve në terminologji. Herën e kaluar, debati u fokusua te “transformimi gjinor”, që këtë herë erdhi si një qasje transformuese gjinore.