Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte miratimi i mendimit zyrtar lidhur me procesin e rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit. Në mbledhje u shqyrtua propozimi për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, mendim i cili pritet t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të këtij procesi. Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak votuan kundër propozimit. Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 votoi pro.