“Do të ishte një nder i madh të takoja presidentin e vërtetë”; nëna e njërit prej marinsave që humbën jetën nga sulmi i ISIS-it në aeroportin e Kabulit ka befasuar me ftesën e bërë ish presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në funeralin e të birit. Shana Chappell, nëna e rreshterit 20 vjecar Kareem Nikoui, e konsideron përgjegjës presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden për vdekjen e djalit të saj.