Top Channel/ Kërkoi të flakej nga puna, kush është gazetarja që Trump e akuzoi për lajme të rreme
26/06/2025 21:41

Sulmi i ri i presidentit, Donald Trump ndaj CNN dhe veçanërisht ndaj korrespondentes së rrjetit amerikan të lajmeve në Pentagon, Natasha Bertrand, ka shkaktuar reagime të shumta. Përmes një postimi në platformën Truth Social, presidenti amerikan akuzoi dje gazetaren 33-vjeçare për përhapje “lajmesh të rreme” dhe kërkoi që ajo të pushohej nga puna “si qen”. Po kush është Natasha Bertrand? Sipas biografisë së saj në faqen e CNN, Natasha Bertrand është një korrespondente e sigurisë kombëtare për rrjetin, me seli në Uashington. “Natasha Bertrand ka mbuluar raste të profilit të lartë, duke përfshirë përdorimin e gjerë të bombave nga Izraeli në Gaza dhe mbulimin e çështjes së shtrimit në spital të Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në zbulimin e dosjes së zhdukur të inteligjencës ruse gjatë administratës Trump dhe ishte pjesë e ekipit fitues të çmimit Emmy që mbuloi pushtimin rus të Ukrainës”, thotë biografia e saj. Në të kaluarën, Bertrand ka mbuluar sigurinë kombëtare dhe politikën për media të tjera, duke përfshirë POLITICO, The Atlantic dhe Business Insider. Ajo u diplomua në Kolegjin Vassar në vitin 2014 me një degë të dyfishtë në shkenca politike dhe filozofi. Ndërsa punonte në Business Insider, ajo u kritikua për raportimin e saj mbi të ashtuquajturin “dosja Steele”, e cila përmbante akuza për lidhjet e Trump me Rusinë. Në veçanti, gazetarja u akuzua se i kishte dhënë shumë besueshmëri dosjes, përmbajtja e së cilës nuk u vërtetua kurrë. Megjithatë, gazetaria ishte kritikuar edhe për disa raportime të tjera kontroverse në lidhje me “rrjedhjen” e emaileve që dyshohet se janë shkruar nga Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan, Joe Biden. Ishte Bertrand ajo që dha lajmin se më shumë se 50 ish-zyrtarë të inteligjencës nënshkruan një letër duke shprehur mendimin se emailet “kishin të gjitha shenjat dalluese të një operacioni dezinformimi rus”. Raportet e mëvonshme nga New York Times dhe Washington Post konfirmuan vërtetësinë e disa prej emaileve të gjetura në laptop, i cili kishte qenë në posedim të FBI-së që nga viti 2019. Ndërsa FBI nuk ka lëshuar një deklaratë publike që konfirmon në mënyrë të qartë vërtetësinë e laptopit ose përjashton mundësinë e ndërhyrjes së huaj, nuk ka dalë asnjë provë për të mbështetur pretendimin se laptopi ishte pjesë e një fushate dezinformimi rus.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34