Top Channel/ Kërkoi interpelancë me Sallën, por “i doli” Demo, Braçe: Përtacëri mendore
14/05/2026 19:37

Deputeti i PS Erion Braçe kishte kërkuar sot interpelancë me ministrin e Bujqësisë, pasi kishte parashtruar disa nga shqetësimet e tij në lidhje me kafshët e rrugës dhe groposjen dhe djegien e tyre pas ngordhjes. Teksa ka dalë në foltore Braçe u shpreh se është mungesë respekti ndaj Kuvendit që ministri i Bujqësisë me të cilin kishte kërkuar interpelancë, nuk ndodhej në sallë dhe se këtë ‘përballje’ ia kishte deleguar ministrit për pushtetin Vendor, Ervin Demo. “Është edhe mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar jo thjeshtë për të mos bërë punën”, tha Braçe për ministrin Andis Salla, teksa tha se do të vijojë interpelancën me ministrin Demo, pasi dëshiron që të bëjë punën e tij. “Kjo nuk më bën të harroj se përgjegjëse e drejtpërdrejtë është ministria e Bujqësisë, agjencia kombëtare e veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve, ministri i Bujqësisë, mungesa e të cilit është mungesë e thellë respekti ndaj Kuvendit, mungesë respekti që nuk fsheh paaftësinë epike për të lexuar jo thjeshtë për të mos bërë punën. Në këto kushte unë do ta bëj interpelancën se dua të bëj punën time, por jo pa thënë sa më poshtë: E para, nuk mund të përcaktojë një kryetar grupi se më kë unë duhet të bëj interpelancë, e dyta nuk mund të përcaktojë një ministër nëse do e bëjë ai apo një ministër tjetër interpelancën time me të, së treti nuk mund të përcaktojë zyra e përgatitjes plenare se me kë do ta bëj unë interpelancën. Të gjithë këta duhet të lexojnë se krijesë e kujt është filani apo fisteku. Meqë këta se kanë bërë, po e lexoj unë ligjin për të thyer rregullin e përtacisë mendore që ndodh këto kohë. Për këtë arsye kisha thirrur në këtë interpelancë ministrin e bujqësisë…”, tha Braçe.

Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23
Top News – ‘Belinda Balluku mbi ligin’. Bardhi: SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!
28/10 15:14
Top Channel/ Rama: Ushqimet e nafta me lirë. Ngushtohet hendeku mes të pasurve dhe kujt ka më pak
28/10 15:06
Top Channel/ “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri” studentët marshojnë nëpër Tiranë, futen në disa fakultete
28/10 15:04
Top Channel/ U transferua nga Durrësi, momenti kur Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit
28/10 14:32
Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53
Top News – Aksident i tmerrshëm, përplasen trenat / Të paktën 30 viktima në Spanjë, shumë të lënduar
28/10 13:52
Top News- Transferohet taksa e qarkullimit/ Kalon te taksa vjetore, përfshihen dhe makinat elektrike
28/10 13:51
Top News – Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn/ Largohet nga Durrësi, dërgohet në Fier
28/10 13:47
Top News- TIA dhe Wizz Air inaugurojnë linjën e re. Nisin fluturimet direkt mes Tiranës dhe Palermos
28/10 13:44
Top Channel/ “Bashkohuni me ne” studentët thirrje për të shkuar te Falulteti i Drejtësisë
28/10 13:22
Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55