Bankat po tregohen më të kujdesshme duke refuzuar, por kërkesa e individëve dhe bizneseve për kredi vijoi të rritej gjatë tremujorit të dytë. Banka e Shqipërisë në vrojtimin që i ka bërë aktivitetit kreditues shprehet se shkalla e refuzimit të kredive si për bizneset dhe individët u rrit gjatë tremujorit të dytë. Për bizneset arsyet e refuzimit u ndikuan nga të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit, rritja e perceptimit të rrezikut për gjendjen e tyre financiare si dhe statusin e kredive aktuale.