Kemi “boom” kërkesash të shqiptarëve që i kthejnë nga Anglia dhe që kërkojnë heqje ekspulsi, për të shkuar sërish me gomone atje, sipas avokatëve. Të dhënat zyrtare nga Britania e Madhe tregojnë se deri në fillim të tetorit, kanë shkuar me gomone drejt Anglisë gati 6100 shqiptarë. Ata renditen si afganët dhe iranianët, që I largohen dhunës dhe varfërisë nga vendet e tyre të zhytura në konflikte të brendshme. Me profesion avokate, Leonora Rexha tregon se merret me ekspulset, deportimet dhe ekstradimet e shqiptarëve. Ajo evidenton së fundi rritjen e kërkesave të shqiptarëve për heqje ekspulsi.