Top Channel/ Kërkesa GJNP për Netanyahun, ministri: Tentativë për mohim të drejtës për vetëmbrojtje
21/05/2024 18:22

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e ka akuzuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) se po përpiqet t’ia mohojë Izraelit të drejtën për t’u vetëmbrojtur, pasi kryeprokurori njoftoi se po kërkon fletarrestime për liderët e Izraelit dhe ata të Hamasit. “Tentativa e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për ta zhbërë krijimin e Izraelit nuk do të ketë sukses. Paralelja që prokurori bëri mes grupit terrorist Hamas dhe shtetit të Izraelit, është përbuzëse dhe e neveritshme”, tha ministri. Kryeprokurori i GJNP-së, Karim Khan, deklaroi se beson që Netanyahu, ministri Gallant, dhe tre liderë të Hamasit janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael. Në lidhje me liderët izraelitë, kryeprokurori në mënyrë specifike i nënvizoi si arsye për fletarrestime “shkaktimin e urisë tek civilët si mjet lufte”, “shkaktimin e vuajtjeve të mëdha me qëllim”, “udhëheqjen e qëllimshme të sulmeve ndaj popullsisë civile” dhe “veprimet e tjera çnjerëzore”. Ndër të tjera ai i akuzoi tre liderët e Hamasit se janë përgjegjës për “shfarosje”, “rrëmbim”, “përdhunim dhe vepra të tjera të dhunës seksuale “, “torturë” dhe “vepra çnjerëzore”. Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund të procedohet. ICC/ AFP/ UNTV/ GPO

Top Channel/Ditëlindja e Madonna-s përplas politikën greke: “Nuk jemi plantacion pambuku”
22/08 23:13
Top Channel/ Gjykata kundër Trump për vizat. Rrëzohet pezullimi për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
22/08 22:28
Top News- Ëndrra amerikane vazhdon… lajm i mirë për shqiptarët për vizat e emigracionit në SHBA
22/08 22:21
Top Channel/ Putin sfidon Zelenskyn: Operacioni 40-ditor i Ukrainës dështoi
22/08 21:56
Top Channel/ I dërguari i SHBA në Kiev. Gjermania i premton 60 mln euro Ukrainës
22/08 21:55
Top Channel/ Dalin emrat e bosëve të drogës në MB, ideja gjeniale:Pastrojmë ADN nga shtëpitë e barit
22/08 15:17
Top News – Pengesë për marrjen e avionëve F35. Turqia mund të shkatërrojë sistemet ruse të mbrojtjes
22/08 13:36
Top News – Rusia godet qendrën tregtare. 16 të vdekur e 130 të plagosur, kërkime për të mbijetuar
22/08 13:00
Top News – Bota drejt krizës së bukës. Lufta në Ukrainë çorodit furnizimin global me grurë
22/08 13:00
Top News – Trump -Lufta me Iranin, devijim i vogël. Teherani ‘i hap derën’ Irakut, çmimet në rritje
22/08 13:00
Top Channel/ Arka e Noas, skaneri thellon misterin: Nuk është thjesht gur ajo çfarë u gjet në Turqi!
22/08 11:26
Top News – Vodhi të dhënat e fëmijëve. TikTok gjobitet me 400 milionë dollarë
22/08 10:40
Top Channel/ Gjermani-Rusi, “lojë” spiunësh. Kërkohet një ekstradim nga Rumania
21/08 23:13
Top Channel/ Horror në aeroport! Ish-polici ekzekuton partneren 38-vjeçare me armën e shërbimit
21/08 21:37
Top News – Vrasje brutale në aeroportin e Antalias. Ish-polici qëllon partneren në parkim
21/08 21:00
Top Channel/ Turqia urdhër-arresti për të, reagon Netanyahu: Erdogani diktator
21/08 19:26
Top News – El Nino ‘mbyll’ kanalin e Panamasë / Kufizohet numri i anijeve që kalojnë në rrugën ujore
21/08 15:24
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, a lirohet menjëherë Thaci nëse shpallet i pafajshëm?
21/08 15:15
Top News – Paralizon Moskën me 1 mijë dronë / Zbulohen plani i Ukrainës, kaos brenda një nate
21/08 15:10
Top Channel/ E maskuar dhe me planin e sulmit! FBI arreston 35-vjeçaren, ishte e frymëzuar nga ISIS
21/08 14:23