“Kërcimi i hutave” fotoja e shkodranit Jetmir Troshani, ka fituar çmimin e parë dhe Njohjen e Artë të Nderit, në konkursin ndërkombëtar të fotografisë që u zhvillua në Itali. Mes shumë fotografeve nga e gjithë bota, Fondi Internacional Për Fotografinë, vlerësoi se kërcimi elegant i hutave shqiponjë, është shkrepja më e mirë, në kategorinë e natyrës.