Top Channel/ Kërcet plumbi mes ukrainasve, përplasje me armë mes shërbimeve sekrete
03/09/2026 19:59

Një përplasje me armë zjarri ndodhi në qendër të kryeqytetit ukrainas, Kiev, mes dy prej shërbimeve më të fuqishme të sigurisë së vendit, Shërbimit të Sigurisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake. Shkëmbimi i zjarrit la pas disa të plagosur, ndërsa presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, reagoi ashpër, duke e cilësuar incidentit si “të turpshëm” dhe kërkoi hetim të plotë. Sipas “The Guardian”, përplasja mes punonjësve të dy shërbimeve të sigurisë ndodhi gjatë natës dhe mëngjesit të së mërkurës në një lagje të qetë të Kievit. Shërbimi i Sigurisë fillimisht deklaroi se kishte bashkëpunuar me inteligjencën ushtarake për të parandaluar një “sulm terrorist” rus, por më vonë dha një version tjetër, duke thënë se agjentët e tij ishin përballur me një “grup personash” që po përpiqeshin t’i pengonin gjatë një kontrolli. Agjentë të njësisë elitare “Alpha” të shërbimit të brendshëm hapën zjarr dhe arrestuan tre persona që, sipas mediave, “i përkasin një prej njësive të forcave të mbrojtjes së Ukrainës”. Mediat ukrainase shkruajnë se incidenti duket se lidhet me arrestimin e Stepan Kaplunov, zëvendës komandant i Korpusit Vullnetar Rus, një njësi e nacionalistëve rusë që lufton për Ukrainën dhe është e lidhur me Inteligjencën Ushtarake. Avokati i Kaplunov tha se ai ishte arrestuar nga shërbimi i sigurisë së brendshme në fund të gushtit dhe ishte dërguar të mërkurën në apartamentin e tij për një kontroll. Pikërisht aty, sipas tij, oficerët e inteligjencës u përpoqën të pengonin hyrjen e punonjësve të sigurisë së brendshme, duke sjellë përplasjen me armë zjarri.

Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09