Një ish oficer i repartit elitar RENEA ka denoncuar se i rrezikohet jeta e për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish kolegët. Besnik Toska i moshës 44 vjeç ka treguar se si nga kqyrja e kamerave të sigurisë dalloi një person që po e ndjek. Por më tepër se sa karriera 16 vjeçare ne polici, ish speciali dyshon se kërcënimi mund të ketë lidhje me një hetim për vrasjen e Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në janar 2020 në Rrëshen.