Top Channel/ Kërcënimi mjaft serioz, muxhahedinët shtyjnë samitin në Durrës!
22/07/2022 18:18

Këmbënat e alarmit të ambasadës amerikane në Shqipëri për një kërcënim të mundshëm që shënjestron një samit të organizuar nga opozita e Iranit në mërgim, që do të mbahet në Durrës, nuk ranë në vesh të shurdhër. Në fakt, kërcënimi duket konsiderohet aq serioz sa qeveria shqiptare ka kërkuar shtyrjen e Samitit Botëror për Iranin e Lire, një event mjaft i rëndësishëm ky për opozitën iraniane. Kërkesa e zekutivit shqiptar është pranuar nga drejtuesit e Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane. ”Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit të këtij këshillit. Aktualisht, rreth 3,000 anëtarë të MEK vlerësohet të jetojnë në Kampin Ashraf-3, një kompleks ky i fortifikuar rëndë. Për herë të parë, muxhahedinët nisën të vijnë në Shqipëri në 2013-tën pas një marrëveshjeje me qevërinë e atëhershme shqiptare, të drejtuar nga Sali Berisha. Organizata politike e rreshtuar në krah të kundërt me regjimin e ajatollahëve të Iranit, është në konflikt të hapur me të e përndiqet edhe në mërgim. Grupi është në shenjestrën e Gardës Kombëtare iraniane. Raporte të ndryshme tregojnë se shërbimi sekret Iranian ka rekrutuar edhe shtetas shqiptarë për t`i mbajtur muxhahedinët e MEK-ut nën vëzhgim, e për këtë paguheshin nga Teherani. Që në 2018-tën është hapur një dosje që flet për rrezikun e një goditjeje të mundshme në Shqipëri. Tre vjet më parë, u zbuluan planet e një celule terroriste iraniane që pretendohej se do të kryente një sulm terrorist në vendin tonë në ditën e Sulltan Nevruzit në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Katër shtetas të huaj më shtetësi Iraniane u shoqëruan atëherë në polici. Janarin e 2020-tës, u shpallën non grata e u dëbuan nga Shqipëria dy diplomatë në Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit, në Tiranë, për shkak të "zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”. Njoftimi theksonte se dy diplomatët "kishin tentuar të kryenin aktivitete kundër komunitetit muxhahedin” në Manzë.

Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06