Top Channel/ Kërcënimi me bombë, rihapet aeroporti i Prishtinës: “Alarm i rremë”!
07/02/2023 12:37

Rezultoi i rremë kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili tashmë është hapur për fluturime. Njoftimin e bëri vetë zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, përmes një postimi ën Facebook. Gara ishte shprehur më herët pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në aeroport ishin evakuar. Policia njoftoi se dy kërcënime me mjete shpërthyese kishin mbërritur përmes emailit. Pas evakuimit të stafit, është bërë kontrolli i imtësisht i hapësirave të aeroportit, dhe kështu ka rezultuar se kërcënimet nuk ishin të vërteta”, sqarohej në njoftimin e forcave të rendit. Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili gjithashtu rezultoi i rremë. Edhe në atë rast, u procedua në të njëjtën mënyrë: u evakuan të gjithë udhëtarët dhe personeli i aeroportit. Por sërish, pas kontrolleve të kryera, nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes. Një episod i ngjashëm vuri në lëvizje policinë e Kosovës edhe qershorin e vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë, edhe në disa shkolla në veri të Kosovës u ndërpre disa herë procesi mësimor për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59