Top Channel/ Kërcënimet, Trump ndryshoi avionin. Zbulohen prapaskenat pas samitit në Ankara
26/07/2026 12:25

Media amerikane ka zbuluar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndryshoi papritur aeroplanin presidencial me të cilin po udhëtonte pas samitit të NATO-s në Ankara në fillim të korrikut, për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani, ka raportuar “New York Times”, duke cituar burime anonime. Sipas gazetës amerikane, Trumpi kishte mbërritur në kryeqytetin turk me një Boeing 747-8, aeroplan i dhuruar nga Katari, i cili ende nuk ishte pajisur me sistemet e avancuara mbrojtëse që posedon aeroplani i vjetër presidencial Air Force One. Burimet thanë se kërcënimi u identifikua gjatë kohës sa Trump ndodhej në samitin e NATO-s. Pas një paralajmërimi nga Shërbimi Sekret amerikan, ai vendosi të mos kthehej me aeroplanin e ri. Megjithatë, Trumpi publikisht deklaroi se ndryshimi i aeroplanit ishte bërë për t’u dhënë ushtarëve amerikanë të vendosur në Britaninë e Madhe mundësinë ta shihnin nga afër aeroplanin e ri presidencial. Ai u largua nga Turqia me aeroplanin e vjetër Air Force One, ndërsa pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, hipi sërish në aeroplanin e ri për të vazhduar udhëtimin drejt Washingtonit. “The New York Times” kishte raportuar edhe më herët gjatë këtij muaji se zyrtarët amerikanë kanë ngritur dyshime lidhur me aftësitë mbrojtëse të aeroplanit të dhuruar nga Katari. Pas publikimit të këtyre informacioneve, autoritetet amerikane nisën hetim për rrjedhjen e tyre, duke kërkuar dëshmitë e disa gazetarëve para një jurie dhe duke u kërkuar atyre, si dhe familjarëve të tyre, të dorëzonin të dhënat e thirrjeve telefonike. Fundjavën e kaluar, Trump pranoi se aeroplani i ri nuk i posedon ende disa nga sistemet mbrojtëse që kanë modelet e vjetra të “Air Force One”, përfshirë mbrojtjen kundër raketave.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23