Edhe Në Lushnje, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës Administrative, ku po kryejnë verifikimet përkatëse pas kërcënimeve të raportuara në institucione të tjera në vend. Sipas burimeve,në adresat elektronike të institucionit nuk është marrë asnjë e-mail kërcënues. Megjithatë, Policia po vijon procedurat e kontrollit në kuadër të masave të marra pas njoftimit për kërcënime të dërguara në disa institucione në qytete të ndryshme të vendit.