Top Channel/ “Kërcënime dhe oferta”, BE gati për një konflikt tregtar me SHBA?
06/02/2025 22:00

Ende nuk është e qartë se kur presidenti amerikan Trump do t’i drejtohet BE me politikën e tij doganore. Por Evropa tashmë po përgatitet dhe po reagon me kundërkërcënime – dhe oferta. SHBA është partneri më i rëndësishëm tregtar për industrinë gjermane të automobilave, thotë DW në një analizë. Prodhuesit dhe furnizuesit gjermanë krijojnë 140.000 vende pune në SHBA. Prodhimi atje po shkon në një nivel rekord – tani për tani. Sepse Trump i ka vënë kompanitë gjermane veçanërisht në shënjestër. Në mandatin e tij të parë ai kërcënoi se do të vendoste tarifa doganore për automjetet, por nuk i vuri. Sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, një konflikt tregtar transatlantik do ta godiste BE shumë më rëndë se SHBA. Kjo është arsyeja pse BE po reziston me oferta dhe kërcënime. BE përsëriti ofertën e tij për të qëmtuar fushat e bashkëpunimit me qeverinë e SHBA. Kjo mund të përfshijë blerjen e më shumë gazi natyror të lëngshëm (LNG) ose uljen e tarifave për importet e automjeteve nga SHBA. BE aktualisht zbaton një tarifë prej 10 për qind, ndërsa tarifa për automjetet e importuara në SHBA është vetëm 2.5 për qind. Veç kësaj, BE ripohon unitetin e supozuar ndaj Uashingtonit. BE tha se në rast konflikti, Komisioni Evropian, i cili është përgjegjës për çështjet e tregtisë së jashtme, mund të përgjigjet shpejt dhe në mënyrë të shënjestruar. Këtë e theksuan edhe disa krerë shtetesh dhe qeverish në samitin jozyrtar të së hënës në Bruksel. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se BE, si një zonë e fortë ekonomike, mund t’i përgjigjet politikave doganore edhe me politika doganore. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe këtë do të bëjmë.

Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06