Tifozët kuqezi po shijojnë atmosferën në sheshin “Italia” aty ky kanë vendosur të ndjekin ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ata kanë kërcyer dhe kënduar duke shijuar çdo moment, teksa janë bërë bashkë për të mbështetur skuadrën e zemrës. Në grupimet e tyre ka pasur persona të veshur me kostume popullore, por ajo që vihet re është flamuri kuq e zi që gjendet në duart dhe supet e çdo tifozi.