Top Channel/ Kënga napolitane në Durrës/ Grupi “Il Calimma” përfshiu Shqipërinë në turin botëror
08/07/2021 18:46

Kënga napoletane dhe magjia e saj tërhoqën vëmendjen e artdashësve përgjatë dy netëve të kësaj jave në qytetin e Durrësit. Me një repertor të pasur dhe të trashëguar në kohë, grupi muzikor “Il Calimma” përfshiu dhe Shqipërinë në agjendën e koncerteve të veta nëpër botë për njohjen e muzikës dhe gjuhës napoletane, si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Raffaele Cardone, artist: “Sjellim këngën napoletane me shumë pasion në të gjithë botën. Kemi qenë në shumë vende të tjera dhe për të ardhur në Shqipëri asgjë nuk mund të na ndalonte, as Covidi. S’mund të prisnim më, sepse e duam Shqipërinë.” Giuseppe Palumbo u zhvendos nga Napoli në Durrës bashkë me të shoqen, këngëtaren Julieta Strefi, po lidhjet me vendlindjen i mban të forta duke organizuar dhe aktivitete artistike që bëjnë bashkë artistë të dy vendeve dhe ndezin atmosferën si natën e kaluar në arenën e Amfiteatrit Antik. Julieta Strefi, organizatore dhe këngëtare: “Në Napoli, ky vit festohet, sepse është 100 vjetori i Sergio Brunit dhe menduam ta sjellim festën edhe në Shqipëri.” Si pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen dhe në Itali për nder të 100-vjetorit të lindjes së një prej emrave më të mëdhenj të muzikës napoletane Sergio Bruni, koncerti u ndoq edhe nga shtetas italianë, që jetojnë në vendin tonë.

Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26
Top Channel/ Lamtumira për parodistin Mane Lumani, “Mjeshtri i Madh” përcillet me nderime
02/03 15:27
Top Channel/ “Loja e Fundit” në Shkodër, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prezantojnë filmin
28/02 15:31
Top Channel/ Çmimi “Lumo Skëndo” 2025, hapet edicioni i pestë, në garë veprat më të mira
27/02 19:59
Top Channel/ Lamtumirë Zhani Ziçishti! Homazhe në Korçë për aktorin e njohur të teatrit dhe filmit
26/02 12:28
Top Channel/ Ligji i ri për industrinë audiovizuale, synohet dhe forcimi i grave në kinematografi
26/02 11:26
Blindohet Shqipëria dhe Kosova, nis prodhimi i municioneve, çmendet Serbia | Breaking
25/02 13:19
DIGITALB DIGITALB