Top Channel/ “Kemi që në 10 këtu”, debat në Reformën Territoriale, Mazniku i ndërpret fjalën Carës
13/05/2026 22:42

Dëgjesat në Komisionin për Reformën Territoriale dhe Administrative me kryetarët e bashkive janë shoqëruar edhe ditën e sotme me debate. Bashkryetari Arbjan Mazniku është përplasur me deputetin e PD-së Igli Cara, ndërsa i ka kërkuar këtij të fundit të mos zgjatet në fjalën e tij kur fliste për problematikat e qytetit të Durrësit, duke i kujtuar se ky Komision vazhdonte që prej mëngjesit. Cara i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra, duke thënë: “Nëse je i lodhur, mund të largohesh dhe ata do të vazhdojnë vetë diskutimin.” Deputeti Cara u shpreh se, nëse do të ishte në vendin e Maznikut, nuk do t’ia ndërpriste kurrë fjalën një deputeti që fliste për hallet e qytetit të tij. Cara: Kemi një propozim konkret nga zoti Mazniku, ku propozon një ndarje tjetër në dy nivele. Një të jetë nivel më i gjerë, një qark ose rreth, dhe kjo për arsye… Jeni ju dakord që të kemi tani dy nivele? Ne jemi për ndarje sa më shumë. Dhe pyetja e dytë është që: ne flasim për autonominë e të ardhurave. Ne nuk kemi transport nga Ishmi deri në Durrës. Nuk i marrin shërbimet si i kanë pasur më parë. Mazniku: O zoti Cara, kemi 5 minuta koment për herë në orën 7, pas 11 orësh rresht. Kemi këtu që në orën 10. Cara: S’ta pranoj dot. Mazniku: E kemi lënë të bëjmë dëgjesë. Ne bëjmë një pyetje, kemi thirrur njerëzit t’i dëgjojnë, jo të na dëgjojnë neve. Cara: Nuk e ndjej fare punën e kohës tënde, kam hallin e qytetit tim. Po s’ke kohë, ik se vazhdojmë ne. Po qe i lodhur, ik. Është pa sens logjik. Të lutem ma lër ta përfundoj. Mazniku: O zoti Cara, të lutem, po të them që në respekt të konceptit të dëgjesës ajo ka një parim: të dëgjojmë ata njerëz. Cara: Dhe unë në respekt të atyre po rri. Mazniku: Nuk ka logjikë dëgjesa. Parimi i dëgjesës ka një element thelbësor: ne bëjmë pyetje, ata përgjigjen. Ne do kemi gjithë kohën e nevojshme që të themi gjithë mendimet tona. Ka gjithë ditën sot na dëgjojnë ne. Të gjithë. Cara: Po të isha në pozicionin tuaj nuk do t’i ndërhyja kurrë një deputeti. Ju nuk mund të më tregoni mua si ta bëj pyetjen. Është jo etike. Mos ma bëj më, se do detyrohem të them fjalë më të rënda.

Top News – Dosja ndaj ish kreut të SHISH. Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin
04/11 15:08
Top News – Tre të arrestuar në Vlorë. Në pranga vrasës, kultivues hashashi dhe një hajdut
04/11 15:01
Top News – ‘Kur kjo ndodh me Veliajn, po me qytetarët’/ Tabaku kërkon llogari nga ministri Toni Gogu
04/11 15:00
Top Channel/ Progres-raporti 2026: Marta Kos “shpresa” Kosovës, “rrëzon” Serbinë!
04/11 14:53
Top News – Rrit naftën, ul benzinën/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve
04/11 13:36
Top News-Dhuna ndaj të miturve në protesta/ PD kërkon mbledhje urgjente për masat e reja të qeverisë
04/11 13:36
Top News – Gjobiten protestuesit / 5 mijë lekë ndëshkim për 32 qytetarë
04/11 13:20
Top News – Rritja e pagave për policiët. Demo: Forcon integritetin e tyre, hetim për shkelësit
04/11 13:20
Top News – ‘Toni Gogu duhej të jepte llogari këtu’. Tabaku hap mbledhjen dhe braktis komisionin
04/11 13:15
Top Channel/Projektbuxheti 2027/ Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike
04/11 13:06
Top Channel/ Policia ndëshkon me 5 mijë lekë bllokimin e rrugëve, zbatohet Akti Normativ
04/11 12:46
Top Channel/ Vlora Hyseni i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e masës së ndalimit. Sot vendimi
04/11 12:45
Top Channel/ Instituti për të miturit dhe qyteza e drejtësisë, Gogu rendit investimet në…
04/11 12:44
Top Channel/ Kreu i KLGJ te Ligjet, Rusi:Kemi 37% më pak buxhet, Manja: Rishikoni pagat e punonjësve
04/11 12:43
Top Channel/ I shumëkërkuari për vrasje në Itali kapet në banesën e tij në Vlorë
04/11 12:25
Top Channel/ Vritet në aksident 48-vjeçari, ngjarja ndodhi në një rrugë dytësore në zonën e plazhit
04/11 12:24
Top Channel/ Shpërthim në makinën e një personi me precedentë penalë, policia në kërkim të autorëve
04/11 12:21
Top Channel/ Ndryshon pista e hetimit për vdekjen e 62-vjeçarit ne Bulqizë. U gjet një plagë plumbi
04/11 12:20
Top Channel/ Pas ankesave për shëndetin, kryebashkiaku zhvendoset në sektorin spitalor të Fierit
04/11 12:19
Top Channel/ Marta Kos zbulon kalendarin, 25 kapitujt e mbetur pritet të mbyllen vitin tjetër
04/11 12:18