Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier pranoi të hënë se bashkëpunimi ekonomik me Rusinë ishte një gabim. Duke folur konkretisht për gazsjellësin Nord Stream 2 marrëveshja për të cilin u prish kur Rusia pushtoi Ukrainën, Steinmeier tha se nuk besonte që Vladimir Putin do të pranonte kolapsin e plotë ekonomik, politik dhe moral të vendit të tij për hir të çmendurisë së tij. ndërsa Ministri gjerman i financave, Christian Lindner tha më herët të hënën se sipas Gjermanise nuk ishte ende e mundur që BE-ja të shkurtonte importet e gazit rus, pasi kjo do t'i bënte më shumë dëm atyre, sesa Rusisë.